KRYEFAQJA » LAJME » Blushi në “Përballë”: “LIBRA do të jetë surpriza e 25 qershorit”
Blushi në "Përballë": "LIBRA do të jetë surpriza e 25 qershorit"

Blushi në “Përballë”: “LIBRA do të jetë surpriza e 25 qershorit”

Kundërshtarë të LIBRA-s në zgjedhjet e 25 qershorit janë 3 partitë që kanë qenë në pushtet, PS, PD dhe LSI. Por kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i tha gazetarit Lutfi Dervishi gjatë emisionit “Përballë” në RTSH se do të jenë pikërisht këto 3 parti që do të mbrojnë votat e LIBRA-s.
”LIBRA është si një gur i çmuar. Ka një numër votash potenciale, askush nuk e di sa ka. Do të jetë surprizë të jeni të bindur. As unë nuk e di, askush nuk e di. Janë 3 hajdut që duan ta vjedhin. Për shkak se asnjëri nuk lë tjetrin, ai nuk preket. Kjo ka për të ndodhur ditën e numërimit.”- tha Blushi gjatë emisionit “Përballë”.
Blushi pret një rezultat spektakolar në Tiranë, duke nënkuptuar renditjen e LIBRA-s si forcë e tretë në këtē qark. I pyetur për marrëveshjen e 18 Majit, Ben Blushi jep prognozēn e tij.
“Prognoza është se ata prapë do të tentojnë të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve për të krijuar më shumë imunitet ndaj reformës në drejtësi se kush është në qeveri vështirë se preket nga reforma në drejtësi. Dhe Edi Rama e shiti reformën në drejtësi si një kërcënim ndaj opozitës ose ish qeverisë së vjetër dhe këtu u frikësua për hir të së vërtetës “çadra” dhe për këtë arsye u fut në qeveri dhe si një kërcënim ndaj partive të tjera. Pra, duan t’i japin vetes një monopol, një duopol që merr të gjitha të drejtat kushtetuese në dorë.”
Kryetari i LIBRA-s, i pakënaqur me kohën qē i kanë dhënë televizionet LIBRA-s gjatë fushatës elektorale, thotë se për te dalë nē ekranet private duhet të paguash.Pyetjes të Lutfi Dervishit se ç’shifra i është kërkuar të paguajë, Blushi ju përgjigj:
“3 mijë euro para dy javësh. Këto shifra janë 10-fishuar dhe janë 20-fishuar me afrimin e datës së zgjedhjeve. Pyetja është nga dalin këto para? Është katastrofë. Qeveria që është me ligj e detyruar të luftojë evazionin fiskal, bën evazion fiskal vet, merr para të zeza, ia jep televizioneve, blen kohë tek ato, i korrupton ata, nuk i deklaron ato, nuk paguan taksa, paratë nga i merr?”

Më poshtë po sjellim pjesë nga intervista që Ben Blushi i tha gazetarit Lutfi Dervishi gjatë emisionit Perballë në RTSH.

Lutfi Dervishi: Me kë e ka garën LIBRA në këtë fushatë?
Ben Blushi: LIBRA e ka me të gjitha partitë e vjetra, absolutisht. Nuk dallon njërën nga tjetra. E ka me të gjitha partitë e vjetra….
Lutfi Dervishi: Po garë me partitë e tjera…?
Ben Blushi: Ne i konsiderojmë njëlloj ato…
Lutfi Dervishi: Garë me parti të tjera, Sfida, FRD-ja…
Ben Blushi: Unë nuk dua të … Shpresoj ato të kenë fatin e tyre në këto zgjedhje, nuk kam asnjë gjë…
Lutfi Dervishi: Fat të mirë besoj i uroni…
Ben Blushi: Nuk hymë në këto zgjedhje për të rrëzuar ata që nuk janë. Hymë në këto zgjedhje për të rrëzuar ata që janë në pushtet dhe këto janë 3 partitë në pushtet. Hymë për t’i rrëzuar të treja bashkarisht ose veç e veç. Natyrisht edhe me ndihmën e tyre, se ato do të bëjnë … Janë si 3 banda thotë dikush, edhe unë e kam përdorur këtë metaforë… 3 banda që luftojnë njëra-tjetrën dhe e dobësojnë njëra-tjetrën respektivisht dhe kjo na favorizon të gjithëve ne që duam një pyll…
Lutfi Dervishi: Nëqoftëse marrim që këto janë 3 banda … Çfarë ju bën të besoni se ju do t’ia dilni vetëm përballë këtyre 3 bandave?
Ben Blushi: Pse kush besonte në vitin ’87-’88- ’89 që do të rrëzohej regjimi komunist?
Lutfi Dervishi: Vlen i njëjti krahasi?
Ben Blushi: Unë besoj se vlen. Ai ishte regjim dhune, ky është regjim korrupsioni…
Lutfi Dervishi: Regjimi komunist më shumë se sa e rrëzuan, ra…edhe për shkak të fakorit në lindje…
Ben Blushi: Ra për disa arsye, të jashtme dhe të brendshme…
Lutfi Dervishi: E donte edhe një të shtyrë nga brenda…
Ben Blushi: E keni parasysh se çfarë ishte Shqipëria e vendeve ’82, ’86, ’87…një vend totalisht depresivë. Ashtu është edhe Shqipëria sot. Po të shkojmë nëpër provincat e Shqipërisë apo të dalim pak jashtë Tiranë ka depresion, mungesë shprese, nevojë për të ikur nga Shqipëria.
—————————————————————————————————————————
Lutfi Dervishi: A ka kapacitet njerëzor LIBRA për të kontrolluar dhe për të vëzhguar gjithë proçesin?
Ben Blushi: Absolutisht po. Ka dy arsye që na bëjnë të besojmë se LIBRA-s nuk do t’i preket asnjë votë. E para është se ka kapacitetet e veta. Ne kemi arritur të kemi në 7 muaj 10 mijë-11 mijë anëtarë …
Lutfi Dervishi: Të regjistruar…
Ben Blushi: Të regjistruar. Këta janë njerëz të anëtarësuar vet, unë nuk i njoh. Ata janë regjistruar kryesisht online. 1800 prej tyre janë në emigracion, nga Australia deri në SHBA, natyrisht edhe në Gjeramani, Greqi…
Lutfi Dervishi: Që nuk votojnë dot…
Ben Blushi: Që një pjesë e tyre do të kthehen për të votuar ose influencojnë familjet e tyre…
Lutfi Dervishi: Nëse do të kthehej njeri nga Australia, do të ishte vërtet lajm i madh, që nga ana tjetër e globit të vinin për të votuar…
Ben Blushi: Nuk e di, këtë të dhënë nuk e kam. Po ka shumë njerëz që marrin në telefon nga Italia, nga Franca, nga Gjermania, që thonë do të vimë të votojmë LIBRA-n. Por ata kanë infuencë të madhe në Shqipëri. Këta janë gati 15% e anëtarësisë LIBRA. 85% janë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri. Këta njerëz, një pjesë e madhe e tyre kanë dalë vullnetarë kur i kemi apeluar për të qenë vëzhgues libra më datën 25 qershor. Kjo është e para. E dyta është… Të them dhe diçka… E kam përdorur këtë krahasim, nuk e kam për herë të parë…LIBRA është si një gur i çmuar. Ka një numër votash potenciale, askush nuk e di sa ka. Do të jetë surprizë të jeni të bindur. As unë nuk e di, askush nuk e di. Janë 3 hajdut që duan ta vjedhin. Për shkak se asnjëri nuk lë tjetrin, ai nuk preket. Kjo ka për të ndodhur ditën e numërimit. Asnjëra nga partitë e vjetra…
Lutfi Dervishi: Si historia e kodit zgjedhor, e shkruar nga dy njerëz që i ruhen njëri-tjetrit.
Ben Blushi: Besojeni këtë, është e vërtetë. Në tavolinën e numërimit janë 3 palë që kanë numërues, rilindja, Çadra dhe Partia e Presidentit dhe një e katërt që është njësoj. Këta të tre do të mbrojnë votat tona, jo sepse na duan, por sepse nuk duan që votat tona t’i marrë kundërshtari. Dhe kjo mund të na favorizojë. Pra, favorizohemi nga vjedhja në këtë rast.
—————————————————————————————————————————
Ben Blushi: Besojmë se ka ardhur koha të ndryshojmë raportin e pulbikut me inofmimin. Kjo mund të ndodh vetëm duke focuar këtë televizion ku jemi.
Lutfi Dervishi: Si?
Ben Blushi: Televizioni shqiptar publik është ai që na ka munguar 27 vjet. Nëqoftëse e lëmë jetim, ky televizion ka për t’u mbyllur. Kjo qeveri që është në pushtet vitin e parë ka patur projekt për ta mbyllur televizionin publik. Pse? Për të favorizuar kë?
Lutfi Dervishi: Projekt? Apo një ide që të shkojmë në modelin grek, që e mbyllim dhe e fillojmë nga e para?
Ben Blushi: Jo, jo. E para, Greqia nuk ka bërë këtë gjë. Greqia nuk e mbylli televizionin e saj publik. Franca nuk e ka mbyllur…
Lutfi Dervishi: Flas në kohën e krizës që diskutohej për t’u mbyllur për një periudhë të shkurtër…
Ben Blushi: Greqia mund ta mbyllte, çka nuk e bëri. Greqia është shumë e varur nga televizioni i vet publik. Greqia mund ta bënte për arsye financiare. Në rastin e Shqipërisë nuk janë arsye financiare, që e kërcënojnë televizionin publik, siç ka ndodhur në 27 vjet. Janë interesat e konkurentëve të vet privatë.
Lutfi Dervishi: A është pak vonë për ta ngritur zërin për këtë?
Ben Blushi: Nuk është vonë. Unë e kam thënë prej shumë vjetësh, pavarësisht se nuk jam njeri që jam marrë me këtë temë në mënyrë ekskluzive sado që kam qenë gazetar. Nëqoftëse nesër LIBRA qeveris po të them se një nga gjërat e para që do të bëjmë, do t’i japim një status të pavarur televizionit publik. Do ta financojmë më shumë dhe do të ndihmojmë gazetarët e televizionit publik, i cili duhet të konkurojë dhe të jetë burimi më i pavarur i lajmit në Shqipëri. Pse? Sepse ajo është publike, ajo nuk blihet. Partitë nuk mund të vinë në televizionin publik dhe të blejnë kohë.
Lutfi Dervishi: Edhe eteri është publik, por e kanë blerë operatorët e tjerë…
Ben Blushi: Sepse qeveritë janë korruptuar … Ky është rasti tipit sepse qeveritë e Shqipërisë, sidomos në dy dekadat e fundit janë korruptuar nga privatët në atë masë sa kanë cënuar pronën e përbashkët që është televizioni publik në favor të televizioneve private. Dhe ka arritur puna sot në fushatë, kur që të dalësh live dy orë duhet të shkosh në televizion privat dhe të paguash dy orë live. Pyetja është kush i paguan këto? Si korruptohe? Nga i gjen qeveria kaq shumë para. E dini sa mund të jetë kosto vetëm e qeverisë, e Rilindjes vetëm në këto zgjedhje?
Lutfi Dervishi: Ju mund ta dini ofertën që ju bëhet për të transmetuar live një orë nga cilido vend i Shqipërisë…
Ben Blushi: 3 mijë euro para dy javësh. Këto shifra janë 10-fishuar dhe janë 20-fishuar me afrimin e datës së zgjedhjeve. Pyetja është nga dalin këto para? Është katastrofë. Qeveria që është me ligj e detyruar të luftojë evazionin fiskal, bën evazion fiskal vet, merr para të zeza, ia jep televizioneve, blen kohë tek ato, i korrupton ata, nuk i deklaron ato, nuk paguan taksa, paratë nga i merr? Pra, qeveria bën evazion fiskal. Kjo nuk mund të ndodh, por kjo ndodh në Shqipëri. Po kjo nuk ndodh në televizionin publik dhe kjo është arsyeja që ky televizion duhet forcuar me çdo kusht dhe me ligj duke i dhënë pavarësi absolute.
—————————————————————————————————————————
Lutfi Dervishi: Ju keni takime me ndërkombëtarët. Çfarë ju thoni ndërkombëtarëve rreth kësaj marrëveshje (marrëveshja PS-PD) kur ju pyesin?
Ben Blushi: Unë i them se kjo është një marrëveshje për ta grabitur Shqipërinë bashkë dhe për të cënuar reformën në drejtësi. Pra, është nevoja që duke qenë bashkë në qeveri të krijojnë imunitet ndaj reformës në drejtësi. Për kë duhet dhe për kë u bë reforma në drejtësi? U bë për atë që vjedh dhe nuk paguan një faturë energjie 5000 lekë? Jo, u bë për politikanët kryesisht sepse populli i Shqipërisë…
Lutfi Dervishi: Nëse ju thoni që marrëveshja nuk është një gjë e mirë, është një gjë e keqe, cila është prognoza juaj që nesër ne të themi ju kishit të drejtë?
Ben Blushi: Prognoza është se ata prapë do të tentojnë të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve për të krijuar më shumë imunitet ndaj reformës në drejtësi se kush është në qeveri vështirë se preket nga reforma në drejtësi. Dhe Edi Rama e shiti reformën në drejtësi si një kërcënim ndaj opozitës ose ish qeverisë së vjetër dhe këtu u frikësua për hir të së vërtetës “çadra” dhe për këtë arsye u fut në qeveri dhe si një kërcënim ndaj partive të tjera. Pra, duan t’i japin vetes një monopol, një duopol që merr të gjitha të drejtat kushtetuese në dorë.

Sicred