KRYEFAQJA » LAJME » Blushi në Babrru: “Do ti jap fund ligjit 7501”
Blushi në Babrru: "Do ti jap fund ligjit 7501"

Blushi në Babrru: “Do ti jap fund ligjit 7501”

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi është takuar me elektoratin në Babrru, në periferi të Tiranës, një nga zonat më problematike përsa i përket ndërtimeve informale dhe kthimit të pronave.  “Pronën e kam me dokumenta, por nuk ma jep hipoteka” i tha një banor zotit Blushi. Ligji i pronave sipas zoti Blushi është më mizori dhe më persekutuesi për ish-pronarët. “Këta kanë marrë peng të gjitha pronat e Shqipërisë. Gjeja e parë që ne do të bëjmë do të zgjidhim problemin e pronave. Do ti jap fund ligjit 7501” tha zoti Blushi. “Ju premtoj pronarëve se do merrem vetëm me punën e pronave. 8 mijë veta kanë vdekur për shkak të konflikteve të pronave” shtoi më tej kreu i LIBRA-s. Zoti Blushi sulmoi ashpër kryeministrin Rama duke e quajtur të paaftë për të drejtuar qeverinë. “Ne do ta heqim më 25 qershor ” tha ai.

Sicred