KRYEFAQJA » LAJME » Blushi: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara!

Blushi: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara!

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, parti e cila po konkurron për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, ka vijuar ecjen elektorale nën moton “100 km, derë më derë”, në njësitë 9 dhe 11 në Tiranë. Në fokus të takimeve të tij ishte mbështetje e kësaj force politike ndaj personave me aftësi të kufizuara. “Të vjedhësh ata që janë me aftësi të kufizuara është mëkati më i madh” tha zoti Blushi. Sipas tij “Kjo qeveri dhe ajo para saj e kanë bërë në mënyrë konstante. Kanë vjedhur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara”. “Kjo praktikë do të marri fund. Do të ndëshkohet çdo njeri që prek atë që i takon dhe ato që meritojnë njerëzit me aftësi tëkufizuara” paralajmëroi zoti Blushi.
Gjatë takimeve të tij me qytetarët, Blushi ka shpjeguar programin e LIBRA-s dhe ka kërkuar votën më 25 Qershor, sipas tij kundër Ramës dhe Berishës. “Të votosh Edi Ramën dhe Sali Berishën tani që janë bërë bashkë është tradhëti kombëtare. E kishim një herë njërin në kurriz, pastaj erdhi tjetri. Tani i ke të dy në kurriz” tha zoti Blushi.

Sicred