KRYEFAQJA » LAJME » Blushi dorëhiqet nga LIBRA dhe akuzon: “Shqiptarët nuk e duan opozitën”
Blushi dorëhiqet nga LIBRA dhe akuzon: "Shqiptarët nuk e duan opozitën"

Blushi dorëhiqet nga LIBRA dhe akuzon: “Shqiptarët nuk e duan opozitën”

Ish kreu i partisë LIBRA Ben Blushi, një prej kundërshtarëve të kryeministri socialist Edi Rama, ka deklaruar dorëheqjen nga partia dhe përkohësisht nga politik, ndërsa ka akuzuar shqiptarët se nuk e duan të renë, por të vjetrën. Në një status të gjatë në Fejsbuk, zoti Blushi risjell edhe një herë rrugën e partisë që ai krijoi dhe udhëhoqi pas largimit nga PS. Ai ka kujtuar se në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar LIBRA fitoi 20 mijë vota, por për shkak të ligjit zgjedhor nuk hyri në parlament. “Mua personalisht LIBRA më ndihmoi ti njihja më mirë shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time” shkruan zoti Blushi. Por ai shton se “LIBRA më provoi diçka për të cilën dyshoja. Shqiptarët nuk e duan opozitën. Ata i besojnë më shumë të djeshmes se të nesërmes. E vjetra i qetëson, e reja i shqetëson. Atë që ishte e çmojnë, atë që vjen e nënçmojnë. Unë e kuptoj këtë zakon, pavarësisht se nuk e mirëkuptoj” shkruan zoti Blushi në Fejsbuk. Sipas tij “Shqiptarët duan të jenë gjithnjë me të fortët dhe jo me të drejtët, duke menduar se çka është e fortë është edhe e drejtë dhe ç’ka është e drejtë është gjithnjë e dobët”.
Duke sulmuar zgjedhjet e fundit parlamentare ish kreu i LIBRA-s shkruan se “Zgjedhjet e fundit ishin një zhgënjim për mua kur pashë se si shumë qytete votuan banditët dhe grabitësit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre”. “E keqja që mbrohet nga populli me vota kthehet në mënyrë jetese dhe bëhet edhe më e keqe duke u kthyer në normë” konkludon zoti Blushi analizën e tij.
Ky është reagimi i parë i tij pas humbjes së LIBRA-s në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, reagim që për përmbajtjen e tij të pazakontë pritet të ngjalli komente të shumta.

Sicred