KRYEFAQJA » LAJME » Blushi: Do largoj lojrat e fatit nga qytetet, do kthej pronën!

Blushi: Do largoj lojrat e fatit nga qytetet, do kthej pronën!

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka vijuar takimet elektorale në njësinë 10 në kryeqytet ku ndër të tjera premtoi që të largojë pika e lojrave të fatit nga qytetet. ” Çfarë janë bixhoz, lojra fati, kumar, ku lenë njerëzit paratë e jetës dhe shkatërrojnë fëmijët dhe gratë, do t’i nxjerr jashtë Tiranës” tha zoti Blushi. Sipas tij kryeministri Rama i ka lënë me qëllim sepse “ka luajtur bixhoz me fatet e popullit”.
Por zoti Blushi ka bërë edhe një premtim tjetër. Ai ka thënë se do t’i japi fund efektit juridik të ligjit 7501, përmes të cilit qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme. “Do të bëjmë një ligj bashkë me shoqatën e pronarëve për kthimin fizik të pronave të njohura dhe të ligjshme. Tua japi shteti menjëherë, nuk ka pse i mban peng. Ato që janë bllokuar të kompensohen në mënyrë graduale dhe të shpejtë” tha zoti Blushi. Sipas tij “Pa u zgjidhur çështja e pronës nuk ka ekonomi, nuk ka ligj dhe gjykata të pavarura”. Sipas tij më 25 qershor filon beteja e pronës.

Sicred