KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Blumberg premton të dhurojë 4.5 milion dollarë

Blumberg premton të dhurojë 4.5 milion dollarë

Ish Kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkëll Blumberg ka bërë të ditur se do të japë 4.5 milionë dollarë për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga SHBA-të pas vendimit për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për Klimën. Blumberg u shpreh se ndihej përgjegjës për të ndihmuar përmirësimin e mjedisit për shkak të vendimit të Presidentit Donald Tramp për t’u tërhequr nga pakti.
Tërheqja u njoftua qershorin e shkuar dhe nuk u prit aspak mirë nga ndërkombëtarët. Ajo do ta bëjë SHBA-në të vetmin vend që nuk është pjesë e marrëveshjes së Parisit, ku SHBA-të dhe 187 vende të tjera u angazhuan për të mbajtur rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë celcius mbi nivelet paraindustriale. Si pjesë të amrrëveshjes, SHBA-të janë zotuar të japin 3 miliardë dollarë për Fondin e Klimës së Gjelbër, themeluar nga OKB, për të ndihmuar vendet në përballimin e efekteve të ngrohjes globale. Paratë e premtuara nga zoti Blumberg nuk synojnë të mbulojnë këtë angazhim, por kontributin amerikan për sekretariatin e OKB-së për ndryshimet klimatike. – Amerika ka marrë një agazhim, dhe nëse qeveria nuk i përmbahet atij, si amerikanë ne të gjithë kemi përgjegjësi, – u shpreh Blumberg për mediat amerikane. Nën të njëjtën frymë, organizata e tij e bamirësisë “Filantropitë Blumberg”, vitin e shkuar ofroi 15 milionë dollarë për agjencinë e OKB-së që ndihmon vendet që të zbatojnë marrëveshjen e Parisit.

Sicred