KRYEFAQJA » LAJME » Bllokohet superstrada Lushnje-Rrogozhinë

Bllokohet superstrada Lushnje-Rrogozhinë

Superstrada Lushnje-Rrogozhinë u bllokua në pjesë të ndryshme për shkak të dherave dhe mbetjeve të shumta që kanë pushtuar rrugën si pasojë e reshjeve të rëna natën e djeshme. Në zonën pranë fshatit Zhamë Sektor dhe në Gramsh njëri krah i superstradës është i paqarkullueshëm për automjetet, derisa punonjësit e shërbimit rrugor të kryejnë largimin e dherave. Gjurmët e mbeturinave të sjella nga furia e ujërave që vërshuan natën e mbrëmshme janë të dukshme ende sot. Edhe trenat e linjes Tiranë-Lushnje-Vlorë nuk kanë kaluar ditën e sotme. Linja hekurudhore është e gjitha e bllokuar sidomos përgjatë zonës së Dushkut. Që në orën 5 të mëngjesit, pohojnë punonjësit e hekurudhes jemi të detyruar me lopata të largojmë dherat. Në Zhamë, sipër shinave të trenit janë këputur lidhjet e ujit të pijshëm duke shkaktuar përzierjen e tyre me ujërat e zeza. Banesat dhe bizneset që shtrihen buzë superstrades Lushnje- Rrogozhinë janë përmbytur. Ditën e sotme të gjithë janë duke punuar për largimin e dëmeve që solli stuhia e djeshme e cila në orët e mbasdites dhe gjatë natës shkaktoj përmbytje. Edhe disa toka bujqësore janë ende nën ujë kryesisht ato që shtrihen buzë lumit Shkumbin në zonën e Çermes në Lushnje dhe të Goses në Rrogozhinë.

Sicred