KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bllokimi i vizave, hyn në fuqi version i kufizuar i urdhrit Trump
Bllokimi i vizave, hyn në fuqi version i kufizuar i urdhrit Trump

Bllokimi i vizave, hyn në fuqi version i kufizuar i urdhrit Trump

Ka hyre sot në fuqi, një version me i kufizuar i urdhrit të presidentit Trump, për bllokimin e vizave dhe hyrjes në SHBA, për shtetasit nga gjashtë vende me popullsi myslimane. Urdhri ju mohon vizat dhe ju ndalon hyrjen në SHBA shtetasve që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhënie biznesi aty. Te familjarët e ngushtë, përcaktohen vetëm prind, vëlla, motër, fëmijë dhe bashkeshort. Ky rregull zbatohet për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët. Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë mbështeti pjesërisht këtë urdhër, duke shfuqizuar vendimet e gjykatave që nuk lejonin zbatimin e këtij urdhëri, që nga muaji shkurt. Gjykata vendosi që njerëzit, të cilët do të aplikojnë për viza hyrese në SHBA, nga gjashtë shtetet e urdhërit dhe të gjithë refugjatët, do të duhet të dëshmojnë një marrëdhënie të mirëfilltë me dikë në këtë vend. Gjithsesi, në muajin tetor, Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi urdhrin e ndalimit të Trump.

Sicred