KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Blerta Zhegu, një yll në ngjitje në skenën lirike franceze
Blerta Zhegu, nje yll ne ngjitje, ne skenen lirike franceze

Blerta Zhegu, një yll në ngjitje në skenën lirike franceze

Ajo është një soprano e re, por një emër tjetër nga shkolla shqiptare e kantos që lartëson jo vetëm cilësitë vokale të shqiptarëve. Blerta Zhegu, prej vitesh jeton dhe ngjitet në skenat franceze por ka bërë një rikthim në skenën që e formoi në Universitetin e arteve për koncertin “Aromë Parisi”. Fillimisht ishte Italia që i hapi dyert e studimit dhe të skenave për tu pasuar më tej nga Franca ku emra të njohur e kanë orientuar drejt skenave prestigjioze të muzikës klasike. Blerta, që konsiderohet një yll në ngjitje në skenat franceze performoi në Tiranë e shoqëruar nga Frederic Isoletta, pianist e organist francez, me një karrierë të dendur në skenat franceze e evropiane, pjesëmarrës në shumë festivale si ai i Aix en Provence. Blerta Zhegu publikut shqiptar i rezervon një vokal elegant dhe fin gati si një vel mbi muzikën franceze të Debussy, Gounod, Massenet dhe Gabriel Faure. Koncerti “Arome Parisi” vjen në Tiranë në kuadër të Takimit muzikor te dy boteve. Nje nate ne partneritet me Aleancen Franceze në Tiranë do të sjellë një copëz Parisi në Tiranë.

Sicred