KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Klosi: Rritet paga minimale në vend

Klosi: Rritet paga minimale në vend

Duke filluar prej një Marsit , paga minimale në vend do të njohë një rritje prej 35 %, por kjo, është e sanksionuar përmes një VKM vetëm për punonjësit e administratës shtetërore. Për të punësuarit në sipërmarrjet private masa e rritjes së pagës minimale është ende në proces negocimi. “Vendimin e fundit ne do ta marrim javen tjeter, ne diskutimin e fundit që do të kemi. Ajo që është dakordësuar është rritja e pagës minimale. Megjithatë jemi në kërkesa të vazhdueshme nga bizneset e mëdhaja të cilët nuk kërkojnë rritje shumë të madhe pasi do të ndikonte në tregun rajonal të punës.”- thotë Blendi Klosi. Dhe që ky debat të shkojë në favor të punëmarrësve, Ministri Klosi sheh si shumë të rëndësishëm zërin e sindikatave , duke sjellë si shembull atë të punonjësve të postë – telekomit apo të naftëtarëve. “Besoj jeni të njohur me lëvizjen sindikaliste të naftëtarëve, e cila bëri që institucionet shtetërore të miratonin  statusin e naftëtarit, i cili një nga pikat kryesore kishte vendosjen e pagës minimale për të gjithë naftëtarët e shqipërisë në raportin 150 % të pagës minimale.” Duke filluar prej një Marsit, sipas vendimit të fundit të qeverisë , paga minimale e të punësuarve në administratën shtetërore do të jetë 37 mijë lekë të rinj.

Sicred