KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Biznesi shqiptar drejt tregut të liberalizuar të energjisë

Biznesi shqiptar drejt tregut të liberalizuar të energjisë

Rreth 6300 bizneset e mëdha që konsumojnë energji elektrike nga rrjetet 35 dhe 20 kilovolt do ti drejtohen shumë shpejt tregut të liberalizuar të energjisë elektrike. Qeveria ka përgatitur gjithë infrastrukturën ligjore dhe teknike.
Entela Çipa, këshilltare e ministrit të energjitikës thotë për RTSH se parashikohet që “…në fund të qershorit për të gjithë konsumatorët që duan të dalin ka përfunduar kjo procedurë teknike. Më pas në muajin shtator nuk do të ketë asnjë pengesë teknike dhe ligjore për të dalë në tregun e liberalizuar”.
Liberalizimi i çmimit të energjisë elektrike sjell disa përfitime për konsumatorët. Jo vetëm ulja e çmimit për një kilovatorë, por edhe cilësia e furnizimit do të jetë e ndryshme nga ajo që sot ofrojnë operatorët publikë të energjisë. Ligji përcakton gjithashtu afatin dymujor në të cilin këtyre subjekteve u garantohet furnizimi nga OSHEE në cilësinë e furnizuesit të mundësisë së fundit.
Entela Çipa, këshilltare e Ministrit shpreh shpresën se edhe çmimet në treg do të jenë më të mira se ato aktualisht.
Ka qënë Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike që ka trajtuar këtë kërkesë të ligjit, ndërsa kanë sjellë përvopjën e tyre në libëralizimin e energjisë edhe ekspertë të tregut të energjisë të Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Turqisë. Përfaqësuesit shqiptarë të biznesit kanë kërkuar transparencë nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dhe kanë përsëritur kërkesën për më tepër kohë për të dalë në tregun e lirë të energjisë.

Sicred