KRYEFAQJA » LAJME » Biznesi kundër rritjes së pagës minimale
Biznesi kundër rritjes së pagës minimale

Biznesi kundër rritjes së pagës minimale

Nisma e qeverisë për të rritur pagën minimale me 1000 deri në 2000 lekë nuk ka dakordësinë e biznesit. Gjergji Gjika, kryetari i dhomës së fasonistëve të Shqipërisë, sektor që numëron mbi 100 mijë të punësuar, ndan argumenta kundër rritjes së pagës minimale. Ndryshe nga ministri i financave që vlerëson se rritja modeste e pagës minimale nuk ndikon në konkurueshmërinë e bizneseve, Gjika thotë se rritja e palidhur me produktivitetin do ti dëmtoje sipërmarrësit, ndërkohë që shton se kjo lëvizje mund të bëhet pasi të jetë i përcaktuar ligjërisht minimumi jetik. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore është 22 mijë lekë dhe nuk ka ndryshuar prej tre vitesh. Debati për rritjen e pagës minimale lindi menjëherë pasi qeveria rriti me 26 përqind pagën minimale për punonjësit e shtetit. Sipas qeverisë paga minimale e punonjësve në sektorin shtetëror do të jetë jo më pak se 37.5 mijë lekë.

Sicred