KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Biznesi i vogël në protestë

Biznesi i vogël në protestë

Për herë të dytë brenda pak ditësh biznesi i vogël në të gjithë vendin do të uli qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Kryetari i PD Lulzim Basha i inkurajoi sipërmarrësit e vegjël të vijojnë protestat deri sa qeveria të tërhiqet nga deklarimi i TVSH. “Ngrihuni bojkotojeni këtë masë kriminale! Ne na keni në krah!” tha zoti Basha.
Nga 1 prilli pragu për përfshirjen e biznesit në skemën e TVSH ka zbritur nga 5 në 2 milionë lekë xhiro vjetore dhe automatikisht në këtë skemë janë futur 11.500 subjekte. Një pjesë e mirë e tyre pak ditë me parë ulen qepenat në shenjë proteste për përfshirjen në skemen e TVSH dhe bllokuan shitjet për dy orë ndërkohë që kanë paralajmeruar përshkallëzim të protestave nëse qeveria nuk tërhiqet.