KRYEFAQJA » LAJME » Biznesi i vogël drejt rilindjes

Biznesi i vogël drejt rilindjes

Kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të vogël, një rrobaqepsi e cila dizenjon dhe prodhon uniforma të personalizuara. Me një xhiro vjetore rreth 8 milion lekë, sipërmarrësit synojnë që këtë vit, me uljen e tatim fitimit, të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

“Merremi me fasoneri. Është një biznes familjar, i trashëguar nga mamaja ime. Në përgjithësi punojmë me tregun e brendshëm, por këtë vit tregu na ka lejuar të punojmë me uniformat e kompanive të ndryshme, të shkollave, etj.. Ka qenë një vit suksesi. Por edhe ky vit, me uljen e fashës, do të jetë një vit edhe më i suksesshëm se i mëparshmi,”-shprehet pronari i biznesit.

“Ky është qëllimi. Paguani tre herë më pak taksa dhe të rrisni fuqinë punëtore dhe pagat e tyre, sepse duhen rritur pagat”-thekson kryeministri Rama.

“Na është dhënë mundësia këtë vit që të bëjmë dhe investime. Një prej këtyre investimeve është dhe makina e qëndisjeve, pasi këtë vit jemi futur në pjesën e uniformave dhe kompani të ndryshme që kërkojnë që t’i personalizojmë gjërat. Është diçka shumë e mirë. Kjo është teknologjia e fundit. Është makineri e shtrenjtë, por ia vlen,”-vazhdon pronari i sipërmarrjes.

Me nisjen e vitit, fasha e biznesit të vogël është rritur nga 8 në 14 mln lekë, ndërsa tatim fitimi është ulur nga 15 në 5 përqind.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com