KRYEFAQJA » LAJME » Biznesi: I patolerueshëm sulmi ndaj botës së biznesit

Biznesi: I patolerueshëm sulmi ndaj botës së biznesit

Ajo që ndodhi dy ditë ma parë në “Rrugën e Kombit”, ku u sulmuan e u dogjën sportelet e koncesionarit, që ka fituar të drejtën për tarifimin e rrugës, për komunitetin e biznesit është një sulm ndaj sipërmarrjes private. Nisur nga ky fakt, Bashkimi Dhomave të Tregtisë përmes një deklarate të përbashkët ka dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit, të cilët dogjën sportelet e firmës koncesionare.  Përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë, nënvizuan se rëndësi ka dialogu mes qeverisë dhe qyetarëve, për lehtësimin e tarifimit, por për ta dhuna ndaj biznesit është e patolerueshme.

Për përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë, sipërrmaja është për tarifa dhe kosto të ulëta, por sulmi ndaj një investimi privat është vandalizëm dhe s’duhet toleruar. Jaka tha se dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim sipërmarrësit. Politika duhet të qëndrojë larg.

Sicred