KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Biznesi i pakënaqur nga autoritetet publike

Biznesi i pakënaqur nga autoritetet publike

Biznesi është i shqetësuar lidhur me praktikat e reja doganore që do të hyjnë në fuqi ditën e parë të muajit qershor, kur do të bëhet efekti i gjithë Kodi Doganor Shqiptar i miratuar në vitin 2014. Sipërmarrësit janë konsultuar me autoritetet publike dhe kanë ngritur një sërë shqetësimesh sa i përket sidomos dispozitave zbatuese të ligjit. “ Ne kemi marrë një informacion që ka filluar punën në Drejtorinë e Përgjthshme të Doganave për të hartuar, për ti ndryshuar dhe për ti sinkronizuar me kodin e ri dhe kemi qënë gjithmonë në pritje të kemi një ftesë jo më për workshop po për tryezë teknike pra ne kërkojmë nga qeveria asgjë më shumë sesa të zbatohet ligji për konsultimin publik, konsultim për të gjithë aktet ligjore dhe nënligjore që qeveria ose qeveritë më pas do të nxjerrin dhe sipërmarrja është shumë e interesuar që të jetë pjesë kontributore dhe jo pjesë dëgjuese” tha Arben Shkodra Nënkryetar i DHTIT. Por nuk ka qënë i këtij mendimi drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në një prononcim të posaçëm për RTSH, zëvendësdrejtore e përgjithshme e doganave ka siguruar se çdo gjë është gati për zbatimin e ligjit të ri, ndërsa biznesi duhet të këmbëngulë në rritjen e bashkëpunimit më autoritetet publike. “ Kodi është i miratuar. Hyn në fuqi pjesa e tretë e kodit por nuk mund të jetë efektive për sa kohë nuk ka dispozita prandaj ne kemi hartuar dispozita të reja të cilat i kemi publikuar dhe në ëeb në mënyrë që të marrim feedback nga biznesi dhe paralelisht me kto ne po vazhdojmë me akte të tjera nënligjore udhëzime, urdhëra, manuale të cilat do ta bëjnë më të kuptueshme për biznesin. Duhet të jetë shumë e qartë, bizneset duhet ta njohin shumë mirë kodin. E kam thënë edhe herë të tjera që sa më mirë ta njohin kodin, sa më mirë ti njohin dispozitat, sa më mirë ti njohin urdhërat dhe udhëzimet aq më lehtësira ka dhe aq më pak penalitete do kenë për veten e tyre” u shpreh Mirela Meko Zëvendës drejtore e Përgjithshme e DPD.

Sicred