KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bizneset e turizmit në “lupën” e tatimeve

Bizneset e turizmit në “lupën” e tatimeve

Për të tretin vit me radhë, bashkë me sezonin turistik veror, tatimet kanë nisur kontrollet e përqëndruara në bizneset e turizmit. Në fokus të verifikimeve në terren janë kryesisht hotelet, baret dhe restorantet në çdo zonë turistike të vendit. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i tatimeve Xhavit Curri tha për RTSH se përgjatë këtij sezoni veror në lupen e tatimeve do të kalojnë mbi 10 mijë biznese.
Përgjatë kontrolleve inspektorët e tatimeve gjejnë shkelje të ndryshme, por mosleshimi i kuponit tatimor vijon të kryesojë listën e shkeljeve në zonat turistike. Analiza e riskut ka kategorizuar si me problematikët 2100 biznese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjitha bizeseve që operojnë në fushën e turizmit të mos shmangin detyrimet dhe ti paguajnë taksat në mënyre korrekte, në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Sicred