KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Biznes, sot afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara
Biznes, sot afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara

Biznes, sot afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara

Nëse dëshiron të përfitosh nga ligji për fshirjen e detyrimeve të pagueshme në doganë apo për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, duhet të veprosh sot, duke dorëzuar deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore.
Dorëzimi bëhet elektronikisht dhe ka afat deri në përfundit më datës 30 qershor.
Ligji i mësipërm parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, për deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore. Ai detyron çdo tatimpagues të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit të cilit i përkasin apo llojit të tyre. Çdo deklaratë e dorëzuar përtej këtij afati, nuk ju bën përfitues të faljes së gjobave.
Deri në javën e dytë të këtij muaji kanë përfituar nga fshirja automatike, rreth 105 mijë tatimpagues, si në status aktiv edhe në atë pasiv, të cilët kanë pasur në ngarkim gjoba për deklarim të vonuar të deklaratave tatimore. Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi, me çdo zë që parashikon legjislacioni në fjalë, i thanë RTSH burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sicred