KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bitcoini edhe në Shqipëri, procedohen 5 persona
Bitcoini edhe në Shqipëri, procedohen 5 persona

Bitcoini edhe në Shqipëri, procedohen 5 persona

Sektori i Anti-Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet duke proceduar penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja për pastrim parash në vlerën e 1 milion eurove. Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisje që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale Bitcoin. Këta persona dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit një milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me Bitcoin. Mësohet se janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të Bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Rinas.
Paratë janë futur në Shqipëri nga cash nga shtetas izraelitë, duke shmangur sistemin bankar. Pajisjet për Bitcoin janë zhdoganuar në 16 dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqëruese kanë rezultuar false.
Mania e përdorimit të monedhës virtuale Bitcoin ka mbërritur edhe në Shqipëri. Ekspertët e ekonomisë kanë ngritur alarmin për rrezikun që mund të sjellë për investitorët përdorimi i kësaj monedhe, e cila është një kod kompjuteri, që nuk ekziston fizikisht, por ofron fitime të larta për investitorët. “Banka e Shqipërisë vazhdimisht ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.
Bitcoin, u përhap pëer herë të parë nga një softuer me të dhëna të hapura në vitin 2009 dhe në atë kohë vlera e një Bitcoin ishte 0.05 dollarë. Në pesë vitet e fundit, kjo monedhë virtuale nisi të përhapej me shpejtësi dhe aktualisht në tregjet ndërkombëtare, vlera e një Bitcoin-i arrin mbi 2000 dollarë.

Sicred