KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Bisha nga Lindja” vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën
Europë, vazhdon acari siberian

“Bisha nga Lindja” vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën

Vijojnë uljet e temperaturave në pjesën më të madhe të Europës, ndërsa disa vende janë në gjendje alarmi për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Në Bullgari niveli i borës i ka kaluar 40 centimetra. I ftohti që vjen nga Siberia është pagëzuar nga metereologët me emrin “Bisha që vjen nga lindja”, ka sjellë temperaturat më të ulëta ndër vite në Europë.
Temperaturat në Moskë kanë rënë deri në minus 20 gradë të dielën duke shënuar dhe natën më të ftohtë të këtij dimri.
Në Kroaci gjendja është dhe më problematike me forcat e ndërhyrjes së shpejtë që po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe banorët.
Në disa zona të Britanisë pritet që temperaturat të bien deri në minus 15 gradë celsius.
Problemet vijojnë edhe në Itali. Në stacionet hekurudhore të vendit fqinj janë verifikuar radhë të gjata në sportelet e biletarive, për shkak se shumë trenë janë mbipopulluar nga pasagjerët ndërsa të tjerë kanë anuluar udhëtimet e parashikuara.
Ndërkohë, “Bisha nga lindja” është shtrirë deri në Spanjë, ku më alarmante për shkak të akullit dhe ngricës situata paraqitet për pjesën qendrore dhe veri-lindore, sidomos në Katalonjë, ku trafiku rrugor ka hasur problemet e para. Lëvizjet e kamionëve të tonazhit të rëndë janë ndaluar, ndërkohë që situata është përkeqësuar gjatë natës.

Sicred