KRYEFAQJA » LAJME » Bisedimet shqiptaro-greke, MEPJ: Presidentit do ti përgjigjemi në rrugë institucionale!
MEPJ dënon thirrjet raciste në Krushevë

Bisedimet shqiptaro-greke, MEPJ: Presidentit do ti përgjigjemi në rrugë institucionale!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve, bëri të ditur zëdhënësja Edlira Prendi në një njoftim për mediat.
Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale, është shprehur ajo. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.
Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston, ka vlerësuar zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi.

Sicred