KRYEFAQJA » LAJME » Bisedimet shqiptaro – greke, “Çamëria” organizon protestë
Bisedimet shqiptaro - greke, "Çamëria" organizon protestë

Bisedimet shqiptaro – greke, “Çamëria” organizon protestë

Ndërsa po flitet gjithnjë e më shumë rreth marrëveshjes Shqipëri – Greqi, Shoqata Patriotike “Çamëria” bën thirrje për pjesëmarrje masive në një protestë të shtunën në orën 12 në Tiranë. Nënkryetari i shoqatës Dritan Sejko, tha se në bisedime të kërkohet të arrihet një marrëveshje e drejtë që sipas tij të zgjidhë e qetësojë problemet mes palëve. Komuniteti çam në Shqipëri, i cili sipas historisë është përzënë me dhunë nga trojet e tij në Greqi në mes të viteve 1913 dhe 1945 të shekullit të kaluar, kërkon që autoritet greke të njohin çështjen çame dhe familjeve çame tu kthehen pronat në Greqi. Kryeministri Edi Rama pak ditë më para deklaroi për gazetën greke “Ta Nea” se “Në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër”. “A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?” përgjigjet dhe pyet kryeministri Rama në Ta Nea.

Sicred