KRYEFAQJA » LAJME » Bisedimet shqiptaro-greke, Bushati: Fakti që ka kundërshtime në të dy vendet tregon që jemi në rrugën e duhur

Bisedimet shqiptaro-greke, Bushati: Fakti që ka kundërshtime në të dy vendet tregon që jemi në rrugën e duhur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur dyshime për sipas tij egzistencën në Shqipëri dhe Greqi, të një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që ajo mundet. Gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth, zoti Bushati tha se Shqipëria është në një dialog intesiv me Greqinë. “Jemi në tryezë qoftë për kufizimin e zonave detare, ashtu edhe përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit tokësor, menaxhimin e incidenteve kufitare dhe piramidave” tha zoti Bushati.
Por sipas tij, për fat të keq shohim qartë dita ditës që ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që ajo mundet. “Në një tryezë të bisedimeve nuk triumfon në asnjë rrethanë vullneti i njëanshëm, por parimet e të drejtës ndërkombëtare, barazia e palëve në një proces i cili tanimë ka rreth 10 vite sa i përket çështjes së kufizimit të zonave detare që diskutohet në formate të ndryshme në një intesitet shumë më të madh nga 2014 e këtej” tha zoti Bushati. “Ne besojmë që jemi në një rrugë të mbarë për të arritur një marrëveshje për tre çështjet që shpejgova në det apo në tokë” tha shefi i diplomacisë shqiptare. Duke ju referuar kundërshtimeve në të dy vendet lidhur me këto bisedime zoti Bushati tha se të gjithë aktorët politikë kanë nevojë të sillen me përgjegjshmëri sa i përket kësaj dosje. “Nuk e di nëse ka një strategji të mirëpërcaktuar apo është koinçidencë fakti që si opozita në Greqi dhe ajo në Shqipëri ndajnë të njëjtën qëndrim për këtë çështje” tha ai duke shtuar se “Fakti që ka kundërshtime si në Shqipëri dhe Greqi me atë që po bëjmë në palën greke jemi në rrugën e duhur”.
Gati me të njëjtat terma për këto çështje ishte shprehur pak ditë më parë edhe ministri i jashtëm grek Nikos Kocias.

Sicred