KRYEFAQJA » LAJME » Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Koçijançiç : Diskutimet kanë qenë konstruktive!
Koçijançiç: Nuk ka pëparime në bisedimet Kosovë - Serbi

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Koçijançiç : Diskutimet kanë qenë konstruktive!

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, përfunduan raundin e bisedimeve në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, i cili ka nisur të hënën, sipas Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Koçijançiç ka thënë se të dy delegacionet kanë biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të cilat janë arritur në kontekstin e dialogut, siç janë : liria e lëvizjes, Menaxhimi i Integruar i Kufirit, drejtësia, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, ura në Mitrovicë dhe energjetika. “Diskutimet kanë qenë konstruktive dhe delegacionet kanë biseduar për shumë çështje dhe hapa, për të cilat tashme do të punojnë, që të arrihet deri te zbatimi i tyre dhe për normalizimin e ardhshëm të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, ata do t’i vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm dhe do të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Koçijançiç. Ajo gjithashtu ka theksuar gjatë marsit në kuadër të dialogut në Bruksel, pritet të mbahet edhe takimi i nivelit politik, mes presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç. Qëllimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me procesin e integrimit evropian.

Sicred