KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bisedimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut
Bisedimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Bisedimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Olimpiada Dimërore duket se ka shkrirë akujt në marrëdhënien e tensionuar mes Koresë së Veriut dhe të Jugut, teksa palët kanë zhvilluar një takim të rrallë në të ashtuquajturën Shtëpia e Paqes, në zonën e cmilitarizuar që ndan dy vendet. Kështu, Koreja e Veriut ka lajmëruar zyrtarisht se do të dërgojë një skuadër përfaqësuese në Lojrat Olimpike, një delegacion që do të përfshijë atletë, zyrtarë dhe mbështetës. Zhvillimet pozitive nuk janë ndalur vetëm këtu. Pala koreano-jugore propozoi gjithashtu organizimin e bashkimeve familjare gjatë Olimpiadës Dimërore, për të gjithë ata persona që janë ndarë nga Lufta Koreane. Çështja është me ndjeshmëri të lartë për të dy vendet dhe Seuli zyrtar vazhdimisht ka kërkuar organizimin e më shumë bashkimeve familjare. Tjetër ofertë e ardhur nga Jugu është që atletët përfaqësues të dy Koreve të marshojnë së bashku në ceremoninë hapëse të Lojrave Olimpike. Seuli madje propozoi vijimin e negociatave mbi çështje ushtarake si dhe heqjen e përkohshme të sanksioneve ndaj Penianit, për të lehtësuar pjesëmarrjen e Veriut në Olimpiadë. Nuk dihet ende përgjigja e Koresë së Veriut ndaj këtyre ofertave, por ulja në një tryezë të përbashkët bisedimesh pas mëse 2 vitesh është një hap pozitiv.

 

Sicred