KRYEFAQJA » LAJME » Bisedimet me Greqinë, Bushati: Është gabim i madh të merresh me individët”
Bushati : Presidenti jep autorizimin, ministri i jashtëm plotfuqishmërinë!

Bisedimet me Greqinë, Bushati: Është gabim i madh të merresh me individët”

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati e ka quajtur jo normal madje gabim të madh, diskutimin publik të emrave që do të jenë anëtarë të delegacionit shqiptar që do të bisedojë me palën greke për të zgjidhur problemet dy palëshe. Duke raportuar në Komisionin e Jashtëm parlamentar, zoti Bushati tha se “Koncpeti i plotfuqishmërisë i cili i jap garanci palës tjetër që lista e këtyre njerëzve ka mbështetjen e instancës shtetërore. Lista e njerëzve mbi bazën e këtij ligji është e rëndësishme që të jetë mbi bazën e përfaqësimit institucional”. Sipas zotit Bushati “Presidenti ka kërkuar emrat, CV e tyre dhe ne ja kemi vënë në dispozicion emrat funksionet dhe CV. E ka bërë publik faktin që ka kërkuar verifikim për këta emra”. “Ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje, por nuk është normale për një shtet që të diskutojmë emrat në publik” tha ministri i jashtëm shqiptar. “Përgjegjësia në këtë proces është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emrat i drejtohet instancave shtetërore. Parlamenti nuk është Shërbim Informativ, kush ka interes për të ditur historinë e X apo Y le ti drejtohet instancave përkatëse. Është gabim i madh të merresh me individët” shtoi zoti Bushati.
Deklaratat e zoti Bushati vijnë kur prej disa ditësh nga ish kryeministri Berisha emri i një zyrtari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, anëtar i delegacionit shqiptar, po lakohet si agjent i një shërbimi të huaj sekret.

Sicred