KRYEFAQJA » LAJME » Bisedimet Kosovë – Serbi

Bisedimet Kosovë – Serbi

Të martën më 16 janar, Delegacionet e Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel sipa  Avin Arifi, shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, kanë nisur përgatitjet për takimet të cilat priten të jenë tre ditore. Bsedimet do të udhëhiqen nga presidenti Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol ne implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Ndërkohë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e në zyrën e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011. Kocijançiç ka sqaruar se puna për fazën e re të dialogut është duke vazhduar, ngase të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Ndërkohë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duket se varet pikërisht nga respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara më parë por që kanë hasur reaksion të fortë nga LVV në parlamentin e Kosovës. Demarkacioni dhe krijimi i komunave me shumicë serbe – Zajednicës, janë venë si kushte për arritjen e marrëveshjes Shengen. Mediat kosovare theksojnë faktin që kufizimi i lëvizjes vlen vetëm për popullin e Kosovës, por jo per drejtuesit e shtetit duke ju referuar pajisjes me pashaportë shqiptare të kryeministrit Ramush Haradinaj. Haradinaj ka deklaruar se e konsideron nder pajisjen me këtë pasaportë, dhe qe nuk do ta përdorë për të udhëtuar. Ai deklaron qe ka pasaportë diplomatike.