KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bisedimet amerikane për programin Daka
Bisedimet, amerikane, për programin Daka

Bisedimet amerikane për programin Daka

Demokratët amerikanë kanë rënë dakord që të arrijnë një marrëveshje me Presidentin Donald Tramp për të mbrojtur nga deportimi mijëra migrantë të rinj pa dokumente. Gjatë kohës së presidencës Obama, u aplikua një skemë e quajtur Daka e cila synonte mbrojtjen e fëmijëve migrantë të cilët hyninn në territorin e SHBA-ve në mënyrë të paligjshme. Zoti Tramp njoftoi në fillim të shtatorit se do ta anullonte këtë skemë, ndërsa i dha kongresit gjashtë muaj kohë përn të përgatitur një plan që do ta zëvendësonte atë. Pasi bisedimeve në shtëpinë e Bardhë mes përfaqësueve demokratë Nensi Pelozi dhe Çak Shumer dhe presidentit Tramp, dy demokratët u shprehën se u ra dakord për të kthyer mbrojtjen e parashikuara nga marrëveshja Daka në ligj dhe për të punuar mbi një paketë për mbrojtjen e kufirit, Ata gjithashtu deklaruan se propozimi i presidentit Tramp për ndërtimin e murit me Meksikën do të përjashtohej. Në mënyrë të përsëritur, demokratët janë shprehur se do të bllokonin cdo ligj që parashikonte financimin e murit, një premtim ky i bërë nga Presidenti Tramp gjatë fushatës së tij presidenciale. Por, zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë, Sarah Sendërs mohoi më vonë se muri ishte përjashtuar nga propozimet. “Ndërsa u diksutuan cështje që kanë lidhje me skemën Daka dhe sigurinë e kufirit, përjashtimi i murit është diçka për të cilën nuk u ra dakord”, bëri ajo të ditur në rrjetin social twitter.

Sicred