KRYEFAQJA » LAJME » Birra shqiptare, çfarë po ndodh me investimin 80 milionë eurosh

Birra shqiptare, çfarë po ndodh me investimin 80 milionë eurosh

Nga vera e vitit 2014 e deri në gushtin e këtij viti, shqiptarët kanë konsumuar 1 milion më shumë litra birrë të importuar. Tani birra e huaj përbën rreth 50 për qind të birrës së konsumuar, ndërsa prodhuesit vendas kanë dhënë alarmin për reduktimin e prodhimit dhe uljen e konsumit. Ndërkohë që në çdo vend ballkanik, vlera e importit të birrës nuk i kalon 10% të konsumit. Në vend është importuar nga janari rreth 16 milion litra birrë. Në Shqipëri nuk ka një shifër të saktë të konsumit të birrës, ndërsa sipas bilancit të kompanive prodhuese, tregu ka një xhiro prej rreth 4 miliardë lekësh, me një rritje që shkon nga 3-4 për qind çdo vit. Birrat e importit ofrojnë çmime më të larta, për shkak të markave që përfaqësojnë dhe zotërojë edhe xhiron më të madhe. Në dhjetor të vitit 2016 qeveria këmbënguli dhe miratoj një ndryshim të akcizës së birrës, në mbështetje të nenit 4 të direktivës së BE-së. Por në Kuvend ky ndryshim nuk u votua nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Një amendament i saj anuloi edhe vendimin e komisionit të ekonomisë dhe të financave, si dhe paketën fiskale të qeverisë. Kompanitë shqiptare vijuan të deklarojnë nivel të ulët të prodhimit, më pak se 200 mijë hektolitra, për të paguar normë të ulët të akcizës. Në Shqipëri, akciza e birrës për prodhues birre që kanë prodhim vjetor nën dhe mbi 200 mijë hektolitra, është respektivisht 360 dhe 710 lekë. Diferenca mes pragjeve është gati dyfish. Ky prag nuk ka mundur të shmangë deklarimet e trukuara nën 200 mijë hektolitra. Nga kjo kanë përfituar importuesit dhe sektori po lëngon nga mungesa e investimeve për rritje kapaciteti. Po ashtu, nga kjo situatë duket se po përfitojnë birrat që prodhohen në Kosovë, që kanë një taksim më favorizues se Shqipëria dhe, duke shfrytëzuar fashën e taksimit nën 200 mijë hektolitra, janë duke hyrë agresivisht në tregun shqiptar.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com