KRYEFAQJA » LAJME » Bino: Kujdes nga fruthi! Vaksinohuni!
Bino: Kujdes nga fruthi! Vaksinohuni!

Bino: Kujdes nga fruthi! Vaksinohuni!

Në shërbimin pediatrik të QSUT-së ka arritur në 16 numri i fëmijëve të prekur nga fruthi. Sipas burimeve të brendshme pranë spitalit infektiv, të gjithë fëmijët e infektuar janë të pavaksinuar dhe se gjendja e tyre shëndetësore po ndiqet me shumë kujdes nga stafi mjeksor. Në mesin e fëmijëve të infektuar ka nga ata që nuk e kanë mbushur moshën 1 vjeç të aplikimit të vaksines MMR si dhe nga ata mbi 1 vjeç prindërit e të cilëve kanë refuzuar ose shtyrë apilikimin e vaksinës për shkak të debatit mbarëbotëror se ajo nxit autizmin.
Në një apel publik ekspertja epidemiologe Silva Bino ju drejtohet prindërve që të vaksinojnë fëmijët e pavaksinuar ndaj fruthit në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre dhe sidomos të fëmijëve të tjerë që janë nën moshën e vaksinimit. Vaksinimi i plotë ndaj fruthit kryhet me dy doza të vaksinës, në moshën 1 dhe 5 vjeç- sqaron Bino.
Ajo ju bën apel edhe personave të lindur në vitet ’80-’90 që nuk janë rivaksinuar, që të rivaksinohen dhe të mos neglizhojnë, pasi në Spitalin Infektiv është paraqitur edhe një 25 vjeçar i infektuar me Fruth.
Një i sëmurë me fruth arrin të infektojë 12 persona të tjerë. Sëmundja nis si grip, por është shumë më e rrezikshme deri dhe vdekjeprurëse. Në rastet e infektimit, institucionet arsimore nuk duhet të pranojnë fëmijë të pavaksinuar.

Sicred