KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Biletat elektronike për sitet e trashëgimisë kulturore

Biletat elektronike për sitet e trashëgimisë kulturore

Në 6 prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri numri i vizitorëve do të mund të monitorohet në kohë reale. Projekti i biletarive elektronike i financuar nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim tashmë është fakt dhe i matshëm në qëndrat më të vizituara duke filluar nga Kalaja e Beratit, Muzeu Onufri në Berat, Muzetë e Krujës, Kalaja e Gjirokastrës si dhe Parku Arkeologjik i Apollonisë. Ky është finalizimi i një projekti të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit shqiptaro amerikan nisur në vitin 2014 me një vlerë invenstimi prej 512 mijë dollarësh.

Ministrja Mirela Kumbaro tha me këtë rast se kjo është “ Një perspektivë e re dhe hapja e rrugëve të reja të menaxhimit të trashëgimisë kulturore përmes rijetëzimit dhe përmes përfshirjes në të, edhe të donatorëve edhe të biznesit, nën një kuadër ligjor te rregulluar”. Ndërsa  Michael Granoff i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, tha se “Trashëgimia kulturore e një vendi është shumë më tepër se disa gurë, por përmban ADN e një kombi, gjë që është shumë e vlefshme jo vetëm për të njohur të kaluarën e një vendi por edhe për të parë të ardhmen se në çfarë mund të shndërrohet një vend”.

Nga një server qëndror i vendosur në Ministrinë e Kulturës regjistrohet në kohë reale çdo shitje bilete përmes një sistemi kamerash dhe qëllimi kryesor i ketij projekti është rritja e transparencës në mbledhjen e të ardhurave nga shitja e biletave në qëndrat e trashëgimisë kulturore.

Sicred