KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Big Beni do të restaurohet
Big Beni do të restaurohet

Big Beni do të restaurohet

Një nga mrekullitë e botës, kulla orë e Big Benit në Londër, lëshoi të hënën në mesditë 12 tingujt e fundit. Më pas ajo do të heshti për 4 vite, pasi do restaurohet. Rinovimi përfshin instalimin e një ashensori të brendshëm, riparimin e akrepave, mekanizmave dhe lavjerrësit, në një vlerë të përgjithshme 29 milionë paund.
Big Beng është një ndër kullat orë më njohura në botë. Lartësia e saj është 96 metra. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1858 dhe përfundoi në 1859. Big Beni dallohet për saktësi në tregimin e orës. Në historinë 157-vjeçare tingujt kanë heshtur vetëm disa herë. Në vitin 2007 ku zgjati gjashtë javë dhe në vitin 1976, pas një dëmtimi ë rëndë të mekanizmave të orës, ndërprerja ishte 9 muaj.

Sicred