KRYEFAQJA » LAJME » Biba: Shqipëria synon medaljen në evropian

Biba: Shqipëria synon medaljen në evropian

Mundja shqiptare do të marrë pjesë vetëm me një sportist, Egzon Shalën, në Evropianin e të Rriturve, që nis të dielën dhe mbyllet me 7 maj në Novi Sad të Serbisë. Për presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, Shala është në formë të mirë. “ Ka kryer stërvitje dhe grumbulim në Rusi po ashtu edhe në Bullgari. Forma është e mirë” tha Biba. Egzon Shala konkurron më 3 maj në kategorinë e peshës trupore deri në 97 kg në stilin e lirë dhe për Bibën, pritshmëritë janë të mëdha. “ Pritshmëritë janë të larta falë rezultatit që ka Egzon Shala si i 5-ti i europës i 6-ti i botës, kampion i mesdheut në kampionatin mesdhetar dhe medalist i broxtë në lojrat mesdhetare shpresoj që ne të kemi një ngjitje në dhe të marrim medalje” shtoi më tej Biba. Biba ka sqaruar se mungësitë financiare kanë bërë që Shqipëria të marrë pjesë me vetëm një sportist në këtë Evropian.

Sicred