KRYEFAQJA » LAJME » Betohet Shefi i ri i Forcave të Armatosura

Betohet Shefi i ri i Forcave të Armatosura

U zhvillua ne Presidencë ceremonia e betimit të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku. Në karrierën e tij të gjatë e të spikatur ushtarake, pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në vitin 1990 si oficer zbulimi taktik, ka shërbyer në pozicione të rëndësishme në mjedise ndërkombëtare e shumëkombëshe. Në fjalën e tij Presidenti Ilir Meta nënvizon mbështetjen për Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Ai konfirmoi takimin për herë të parë në Shqipëri të shefave të shtabeve të NATO-s . “Përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të forcave tona të armatosura, përmbushja e përgjegjësive tona në NATO do të mbështeten fuqishëm nga unë për 5 vitet e ardhshme . Ju uroj shumë suksese edhe në organizimin për herë të parë në shqipëri me 15-17 shtator të këtij viti të takimit të shefave të shtabeve të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë dhe Forcat tona të Armatosura”. Meta vlerësoi gjithashtu kontributin e trupave tona me misione ushtarake ndërkombëtare .

\

Sicred