KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Beteja kundër isis-it në Raka të Sirisë

Beteja kundër isis-it në Raka të Sirisë

Aleanca e luftëtarëve arabë dhe kurdë, të mbështur nga SHBA-të, të cilat po luftojnë militantët e shtetit islamik në Siri bënë sot të ditur se po planifikonin betejën e fundit që do të çrrënjoste ekstremistët nga qyteti verior i Rakas, dikur kryeqyteti de Fakto i grupit militant. Beteja mund të zgjasë orë ose ditë, u shpreh për mediat e huaja zëdhënësi i forcave demokratike siriane. Humbja e Rakas, e cila është konsideruar si simboli i kalifatit të shteti islamik, do të ishte një tjetër goditje madhore ndaj grupit militant dhe mbretërimit të terrorit të tij në rajon. Militantët islamikë po luftojnë në mënyurë të dëshpëruar në një numër lagjesh të qytetit, u shpreh zëdhënësi i forcave kurde. – Ata mund të luftojnë akoma, por kjo nuk do të vendoste fatin e betejës. Forcat tona janë në fazën finale të eleminimit të prezencës së ISIS në Raka, – vijoi ai. Ndërkohë, dje u raportua se rreth 100 luftëtarë të shtetit islamik iu dorëzuan focave të mbështetura nga SHBA-të. Zyrtarët amerikanë janë shprehur se nga militantët e ISIS do të pranohej vetëm dorëzimi dhe jo një tërheqja e negociuar e tyre. Qindra civilë të tmerruar janë filmuar ndërsa largoheshin nga lagjet e fundit të mbetura nën kontrollin e ISIS në Raka. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët amerikanë u shprehën se besonin se rreth 4 mijë civilë kishin ngecur në qytet.

Sicred