KRYEFAQJA » LAJME » Besëlidhja-Besa, ora 14:00, drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së
Besëlidhja-Besa, ora 14:00, drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së

Besëlidhja-Besa, ora 14:00, drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së

Pasi ka luajtur të premten ndeshjen e parë të javës së dytë të këtij sezoni, ku Dinamo ka mundur në fushën e vet Erzenin me një gol të vetëm, Kategoria e Pari i luan sot ndeshjet e tjera. Sikundër ka bërë dje me ndeshjen Dinamo-Erzeni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë sot për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht një tjetër takim të spikatur të grupit A, atë midis Besëlidhjes dhe Besës. Kjo ndeshje, që luhet në Stadiumin e Lezhës duke nisur nga ora 14:00, do të vërë përballë njëri-tjetrit vendasit, që barazuan 1-1 në shtëpi në javën e parë me Tërbunin, me kavajasit, që fituan 2-0 në fushën e tyre ndaj Dinamos. Java e dytë e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit mbyllet të dielën me ndeshjen e fundit të grupit B, apo grupit të jugut, atë midis Pogradecit dhe Tiranës. Edhe kjo përballje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.

Sicred