KRYEFAQJA » LAJME » BESA-KAMZA, SOT DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH (14:00)

BESA-KAMZA, SOT DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH (14:00)

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, mbyll sot javën e saj të 11-të, me takimin midis Besës dhe Kamzës. Sikundër ka ndodhur të premten dhe të shtunën, edhe përballja e sotme, që luhet në Kavajë duke nisur nga ora 14:00, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Të premten, transmetuesi publik solli për sportdashësit takimin hapës të kësaj jave, atë që u luajt në Pukë midis Tërbunit dhe Besëlidhjes. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin A. Skuadra mike ka fituar me rezulatin 2-0, me nga një gol të shënuar në fundin e secilës pjesë loje. Ndërkohë, të shtunën, në ekranin e Televizionit Shqiptar ka ardhur një tjetër ndeshje, ajo midis Sopotit dhe Pogradecit. Kjo ndeshje, që u mbyll në barazim 2-2, spikati për faktin se në të u akorduan plot 4 11-metërsha, nga dy për secilën skuadër. Ndërkohë, sfida e sotme vë përballë Besën e vendit të 8-të të renditjes me Kamzën kryesuese, e cila synon të ruajë bilancin e saj prej 100 % fitoresh. Kamza kryeson renditjen e grupit B, me 30 pikë, pas 10 fitoresh në po aq javë.

Sicred