KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BERZH program investimi për zhvillimin e turizmit

BERZH program investimi për zhvillimin e turizmit

Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po përgatisin një program investimi për zhvillimin e turizmit. Portali italian që e njofton këtë i referohet burimeve të Komisionit Europian. Sipas të njëjtit burim janë rreth 100 milion euro të planifikuara për ndërtimin e rrugëve lokale dhe ujësjellësve në zonat turistike. Programi gjithashtu siguron dhënien e kredive të subvencionuara për bizneset e vogla në sektor dhe financimin për mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Duke iu referuar shifrave të viti të kaluar, në shkrim evidentohet fakti se ekonomia shqiptare ka mbledhur në vitin 2017 rreth 1.7 miliard euro nga turistët e huaj. Portale të rëndësishëm dhe referenca turistike e rendisin Shqipërinë ndër vendet e pazbuluara ende, ndërkohë që tregu imobiliar ka shënuar gjithashtu ngritje si pasojë e interesit të shtuar për blerjen e shtëpive buzë detit prej blerësve nga vende të ftohta. Për ta çmimi i ndërtesave të reja, por edhe i jetesës në Shqipëri është mëse i leverdishëm dhe shpejt i arritshëm nga vendi i tyre.

Sicred