KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BERZH: Politika rrezik për ekonominë

BERZH: Politika rrezik për ekonominë

Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit mbi ecurinë e ekonomive në vendet e ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, vlerëson se zhvillimet e brendshme politike në këto vende mbeten rrezik për ecurinë ekonomike. Në vlerësimin e Berzh ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% këtë vit, por pasiguria që buron nga politika është domethënëse.
“Parashikimi në terma afatmesëm është pozitiv, por rreziqet e brendshme janë domethënëse. Rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.5% në vitin 2017, me rritje në 3.7% në 2018-ën kjo për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme dhe investimeve të huaja, kryesisht nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP)”.
Në paragrafin dedikuar Shqipërisë Berzh vë në dukje se investimet në sektorin e energjisë kanë kryesuar rritjen ekonomike.
“Investime të ndryshme në sektorin e energjisë janë duke u zbatuar, gjë e cila ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Kompanitë shtetërore të sektorit të energjisë si KESH dhe OSHEE janë duke iu nënshtruar reformës, gjë e cila do të garantojë rritjen e këtij sektori në terma afatgjatë.” Po ashtu, banka europian për rindërtim dhe zhvillim thekson se politika fiskale e ndjekur nga qeveria ka qenë e kujdesshme.

Sicred