KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Berluskoni shpall kandidaturën për PE
Berluskoni shpall kandidaturën për PE

Berluskoni shpall kandidaturën për PE

Silvio Berluskoni ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet parlamentare europiane që do të mbahen më 26 maj. Mediat italiane e kanë vënë Berluskonin në qendër të vemendjes nga ky lajm, të cilin e bëri vetë publik gjatë një turneu përpara zgjedhjeve administrative në Itali. Duke folur në Sardenjë, Berluskoni tha se ka një plan: “Njohuritë, përvoja dhe aftësitë e mia janë bindëse, prandaj më lejojnë të kem një rol të rëndësishëm dhe t’i bëj qytetarët evropianë të kuptojnë se po rrezikojmë të largohemi nga vlerat perëndimore”. Ish-kryeministri italian do të garojë për partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë e cila është pjesë e partisë së Berluskonit Forza Italia. Antonio Tajani, presidenti i parlamentit europian është gjithashtu anëtar i partive popullore evropiane. Ai e përgëzoi Berluskonin për vendimin. Berluskoni ka qenë figurë me rëndësi në politikën italiane, si tre herë kryeministër i Italise dhe në qendër të akuzave për mashtrim me taksa, rryshfete dhe skandale seksuale.

Sicred