KRYEFAQJA » LAJME » Berlini-“Plan marshall” për ballkanin/Rritjen ekonomike

Berlini-“Plan marshall” për ballkanin/Rritjen ekonomike

Gjermania ka përgatitur një mini plan marshall për ballkanin i cili, gjatë viteve në vijim, do të forcoje ekonomitë e rajonit dhe do të jetë një farë kompensimi për pritjen e gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Lajmin e ka dhënë gazeta serbe Vecernje Novostiu duke iu referuar burimeve diplomatike. Sipas gazetës, propozimi i Berlinit do të paraqitet së shpejti në tryezën e Këshillit të Evropes në Bruksel, i cili duhet ta miratoje dhe të caktoje fondet për secilin shtet. Paratë për realizimin e këtij plani do të vijnë nga BE-ja dhe shtetet e zones ekonomike evropiane si Zvicra e Norvegjia. Shumat ende nuk dihen por, dukë pasur parasysh madhësinë e projektit, do të jenë të konsiderueshme. Plani kërkon që brenda pak vitesh i gjithë rajoni të shndërrohet në një hapsirë tërheqëse ekonomike. Pjesë e planit, të quajtur ndryshe Berlin Plus, do të jetë edhe një rrjet infrastrukturor që do të lidhë të gjitha vendet e rajonit. Arsye tjetër e aktivizimit të këtij plani është edhe ulja e tensioneve në Ballkan.