KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Berlin, kamioni hyn në treg dhe vret 9 persona
Berlin, kamioni hyn në treg dhe vret 9 persona

Berlin, kamioni hyn në treg dhe vret 9 persona

Të paktën 9 persona kanë gjetur vdekjen në Berlin të Gjermanisë, kur një kamion hyri me shpejtësi pranë një tregu të njohur krishtlindjesh. Numri i të plagosurve është i madh, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Paraprakisht thuhet se numri i të plagosurve i kalon 50 persona. Policia thotë se është ende duke hetuar nëse incidenti ishte një aksident apo një sulm. Megjithatë më shumë dyshohet se sulmi mund të jetë i qëllimshëm me prapavijë terrori. Policia gjermane paralajmëroi njerëzit që të qëndrojnë shtëpi. Shoferi i kamionit është kapur nga policia. Media lokale raportojnë se kamioni ka targa polake.

Sicred