KRYEFAQJA » LAJME » Berlin, Gega e katërta në europianin e atletikës
Atletikë, Gega: Fati nuk ishte me mua në garën e Berlinit!

Berlin, Gega e katërta në europianin e atletikës

Në Kampionatin Europian të Atlelikës që po mbahet në Berlin, atletja shqiptare Luiza Gega u rendit e katërta në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa. Ajo shënoi kohën 9 minuta e 24 sekondae e 81 të qindat. Kampione u shpall atletja gjermane Gesa Felicitas Krause. Koha e saj ishte 9 minuta e 19 sekonda e 80 të qindat, në vend të dytë zviceriania Fabienne Schlumpf me kohën kohën 9 minuta 22 sekonda dhe 29 të qindat dhe në vend të tretë norvegjezja Karoline Grovdal me kohën 9 minuta 24 sekonda e 49 të qindat.”Edhe pse luftova gjer në fund për medalje, isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua sot” tha atletja shqiptare pas gare.

Sicred