KRYEFAQJA » LAJME » Berlin, Basha lobon për hapjen e negociatave: Detyrë e vështirë!
Berlin, Basha lobon për hapjen e negociatave: Detyrë e vështirë!

Berlin, Basha lobon për hapjen e negociatave: Detyrë e vështirë!

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha, po lobon në Berlin pro hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Zoti Basha i cili ka marrë pjesë në një takim me Komisionin për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, ka thënë se një vendim i tillë nga BE do të shtojë kontrollin ndaj qeverisë si dhe do të japë rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. “Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi” tha zoti Basha. Sipas tij është “Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.

Sicred