KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë, “thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit”
Berisha: Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë, "thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit"

Berisha: Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë, “thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit”

Ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar termin “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë, si “thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit”. Në një status në Fejsbuk ai paraqiti të enjten “… një dokument të kuzhinës së Beogradit, në të cilën flitet jo për ndarje apo coptim të territorit të Kosovës, por për korrigjim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje win-win midis këtyre dy vendeve”.
Duke ju referuar këtij dokumenti zoti Berisha shkruan se “korrigjimi” i kufijve, term që përdor sot Beogradi dhe argatet e tij në Prishtinë, nenkupton as me shume dhe as me pak se sa ti kalojnë Republikës së Serbisë kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku”. ” Kjo, sipas kuzhinës së Beogradit do të ishte një marrëveshje win-win, pra që do të fitonin të dy palët” shkruan zoti Berisha në Fejsbuk.
“Në firmosjen e kësaj marrëveshje duhet të jetë Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatët e Beogradit që përpiqen të mashtrojnë shqiptarët me spekullime semantike të pregatitura në kuzhinën e kryeqendrës së Serbisë dhe të servirura në takime obskure të argateve të saj shqipfolëes albanofob” vlerëson Ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Reagimi i tij vjen në të njëjtën kohë me lajmin se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se pajtohet për ripërcaktim të kufijve me shqiptarët në Kosovë.