KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Rruga e ringritjes kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT
Berisha: Rruga e ringritjes kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT

Berisha: Rruga e ringritjes kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT

Ish kreu i PD dhe figura kryesore e saj që nga krijimi Sali Berisha, është përfshirë në zhvillimet intensive brenda kësaj partie pas humbjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, duke e lënë atë edhe për katër vite në opozitës. Pas kërkesave utimative nga brenda PD për dorëheqjen e parevokueshme të kreut të saj Lulzim Basha, si dhe vendimit të këtij të fundit për të ngrirë funksionet dhe shkuarjen në zgjedhje, zoti Berisha ka dhënë opinionin e tij nëpërmjet një statusi në fejsbuk.
Duket se ai është në një mendje me zotin Basha kur ka vlerësuar se “droga, krimi, pjesëmarrja e administratës në kundërshtim me ligjin, pabarazia e madhe në media ndikuan qartësisht në rezultatin e tyre dhe bënë që këto zgjedhje të mos jenë të lira dhe të ndershme ashtu siç i meritonin shqiptarët”. Sipas zotit Berisha “Të gjitha këto provuan dhe një herë se Edi Rama është armik i egër votës së shqiptarëve”.
Por megjithatë lideri i padiskutueshëm i demokratëve vlerëson se “për këtë humbje të thellë të PD-së, si për rezultatin ashtu dhe sfondin e saj në perputhje me praktikat më të mira të demokracive perëndimore, duhet ti kërkojme dhe gjejmë detyrimisht edhe tek vetja jonë. Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurtë!”.
Për zotin Berisha kreu i PD Basha padyshim është përgjegjësi me kryesor, por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje. Pas vendimit të këtij të fundit, zoti Berisha vlerëson se “mënyra më e mirë për të evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t’i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike”. “Ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t’u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t’i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve” shkruan zoti Berisha. “Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT” këshillon zoti Berisha.

Sicred