KRYEFAQJA » LAJME » Berisha reagon në Facebook për lirimin e organizates “Hakmarrja për Drejtësi”

Berisha reagon në Facebook për lirimin e organizates “Hakmarrja për Drejtësi”

Ish Kryeministri Sali Berisha reagoi në Facebook në lidhje me vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për lirimin e pjestarëve të asaj që është quajtur organizata “Hakmarrja për Drejtësi”. Berisha thekson se ka qënë Kryeministri Rama ai që ka shpallur të pafajshëm këtë organizatë terroriste, bazuar sipas tij në marrëveshjen elektorale të vitit 2013-të me këtë grup kriminal. Sipas Berishës mbi këtë grup rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetëra krime monstruoze. Pas këtij akti kriminal thekson Berisha, pritet që Rama të liroje, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij. Ish Kryeministri Berisha duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale sipas tij të Kryeministrit Rama i bën thirrje shqiptarëve që me revolucionin demokratik që nis me 18 shkurt, të shpëtojnë Shqipërinë nga sundimi i bandave.

 

Sicred