KRYEFAQJA » LAJME » Berisha : Rama! Nuk të falim as votën as jetën!
Berisha : Rama! Nuk të falim as votën as jetën!

Berisha : Rama! Nuk të falim as votën as jetën!

Ish-kryeministri dhe udhëheqësi historik i PD Sali Berisha, është përpjekur të mërkurën të mbajë lartë frymën e protestës së opozitës kundër kryeministrit socialist Edi Rama, ndërsa ajo po kalon javën e pestë të saj në një çadër para selisë së qeverisë. Duke evokuar edhe fitoren  historike të opozitës antikomuniste në zgjedhjet e 22 marsit 1992,  kur ajo mundi thellë Partinë e Punës, ish komuniste, zoti Berisha i ka bërë thirrje zotit Rama të largohet, pasi siç u shpreh ai “nuk do t’i falin as votën as jetën”. “Rama mësojë mirë, po të falëm votën të kemi falur jetën! Nuk të falim as votën as jetën! Ne jemi njerës paqësore, besojmë të liria, por jemi pastaj të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim atë që është thelbi i lirisë. Në e pranuam një herë diktaturën, për herë të dytë jo! Ndaj jep dorëheqje! Hapi rrugë qeverisë teknike!” tha zoti Berisha. ” 22 marsi është pra dita e kushtrimit, dita e frymëzimit, e apelit për të gjithë shqiptarët. Të gatshëm për çdo gjë, për çdo sakrificë që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet, të votojnë për të sotmen dhe të ardhmen” shtoi ai.
Opozita e djathtë shqiptare po këmbëngul në dorëheqjen e qeverisë Rama, të cilën e akuzon se ka kriminalizuar jetën e vendit dhe votën e lirë. Ajo po kërkon krijimin në vend të një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.
Por zoti Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japi dorëheqje, madje se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën. Megjithatë kryeministri dhe lideri socialist i ka bërë opozitës jo pak ftesa për dialog.

Sicred