KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Për votën jemi të gatshëm për çdo sakrificë!

Berisha: Për votën jemi të gatshëm për çdo sakrificë!

Opozita e djathtë shqiptare vazhdon të bojkotojë parlamentin dhe të këmbënguli në dorëheqjen e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e 18 qershorit. Deputetët demokratë ishin të enjten në çadrën e protestës për të zhvilluar sipas tyre seancën parlamentare. Ish kryeministri Sali Berisha shprehu vendosmërinë e opozitës për të garantuar institucionin e votës së lirë, në rrezik sipas tij nga paratë e drogës dhe të krimit që do të përdoren nga qeveria. “Mësoje mirë, se me durim, nuk po kërkojmë asgjë tjetër veçse votën që ti kërkon ta helmosh me drogë, kërkon ta vrasësh me krim” ju drejtua zoti Berisha kryeministrit Rama. “Por i bindur të jesh se për votën jemi të gatshëm për çdo sakrificë! Gabon rëndë nëqoftëse mendon ndryshe. Herët ose vonë ne që jemi këtu do të faktojmë ty se votën jemi të gatshëm ta mbrojmë me çdo çmim, ta mbrojmë me çdo kusht” tha zoti Berisha duke ngritur lart entuziazmin e të pranishmëve.
Ish kryeministri Berisha paralajmëroi rikthim të opozitës tek ligji i dekrimnalizimit, me qëllim përfshirjen e nenit të rrëzuar nga shumica, për kryerjen e testit të drogës për çdo deputet dhe zyrtarë të lartë. “Ta mësojë se s’ka për t’u ulur deputet në atë parlament pa testin e drogës Edi Rama” tha zoti Berisha.
Një grua në çadër, ka folur nga vendi gjatë kohës që ish Kryeministri po mbante fjalen e tij. Ka ndërhyrë deputetja Bregu dhe forcat e policisë të cilët e shoqëruan atë pranë komisaritit numur 1 të Tiranës.

Sicred