KRYEFAQJA » LAJME » Berisha paralajmëron Ramën : ” Revolucionin mos e nxeh”
Berisha paralajmëron Ramën : " Revolucionin mos e nxeh"

Berisha paralajmëron Ramën : ” Revolucionin mos e nxeh”

Ish-kryeministri dhe figura kryesore e demokratëve ne opozitë Sali Berisha, vazhdon të ushtrojë një presion në rritje ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, për ta detyruar të japi dorëheqjen. Të enjten nga çadra e protestës para selisë së qeverisë, zoti Berisha ka përmendur sërish fjalën revolucion. “Mos e merr shpirtin paqësor të kësaj çadre si dobësi se do të shohësh një mjerim që as në ëndrra nuk e ke parë kurrë nëse nxehet revolucioni. Revolucionin mos e nxeh. Ky është sugjerimi. Shko tani, jep dorëheqjen dhe të bëjmë zgjidhjen e qytetëruar siç u ka hije shqiptarëve. Ke tejkaluar çdo vijë të kuqe, çdo moral, ik shporru, largohu!” ngriti tonet zoti Berisha.
Ish kryeministri i PD edhe më tej këmbënguli në arsyet e opozitës pse ajo kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. “Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogën vetëm janë shkatërruar. Drogën e udhëhoqi Edi Rama ndaj të dashur socialistë dhe qytetarë shqiptarë qoftë edhe të mashtruar nga droga duhet të kuptoni se vota me drogën nuk shkojnë. Nuk mund të pranojmë kurrë t’ia falim votën drogë dhe krimit”.
Zoti Berisha ndërkaq ka komentuar edhe zhvillimet brenda kampit të maxhorancës. “Edi Rama sot të kanë braktisur të gjithë, të kanë braktisur dhe aleatët e tu. Se u pëlqen opozita? Jo absolutisht, por se kauza e opozitës është një kauzë e drejtë. E dinë shumë mirë se ti me drogën u bëre gjëmën votës së shqiptarëve, emrit të shqiptarëve, emrit të Shqipërisë. Nuk mund të poranojmë të shkojmë me banda dhe banditë në zgjedhje” ju drejtua zoti Berisha në vetë të parë kryeministrit Rama.

Sicred